Transmetuar më 21-10-2019, 06:12
Ylli Dylgjeri

Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i paparë! Po tundej dheu.

Tërmeti i fundit 7.5 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee! U hapëëëëën! Festëëëë!

Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë ai që e ideoi, sakrifikoi, drejtoi, kurorëzoi dhe në fund firmosi këtë fitore historike të Shqipërisë.

Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.

Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në Qëndër.

Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.

Ndërkohë, Opozita po nxihej nga romuzet e Elisa &Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekër:

"Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë, Ne do t’i hapim negociatat, Ne do ta bejme antare të bashkimit Europian!"

Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me "buzeqeshje Gent Cake" përshëndesnin popullin e elektrizuar.

I vetmi Ambasador i hutuar, ishte ai i OSBE që në shashtisje të plotë nga turma ngrinte gishtin e mesit.

Prapë thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:

Tirana e kuqe, Tirana e Partisë, Gjysma e Erion Velisë!

Ne mes tyre, kamerat e TV te Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin roze filantropistin Alexandër Sorros…të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit, dhe Atij vetë këto 30 vjet. E kështu do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur e të tredhur për ndihmën e shpejt në spitalet e kryeqytetit… Ndërkohë mëngjezi po zbardhte. U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bërë përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm: …Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në ëndërr… Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet…