Transmetuar më 20-10-2019, 20:26

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës shkon në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

Kjo ka ndodhur me Vetëvendosjen, e cila fitoi së fundmi zgjedhjet në Kosovë, e ku në Tiranë ndodhet edhe kreu i kësaj force, Albin Kurti.

I pyetur nga mediat mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh:

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan të jenë pjesë dhe i duhen Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai më tej.