Transmetuar më 20-10-2019, 19:52

Partia Demokratike vijon me akuzat për kryeministrin Edi Rama, pas dështimit për hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një reagimi, PD e cilëson Ramën si njeriun kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e negociatave.

PD ka publikuar një video ku citon shkrimet dhe titujt e mediave on-line shqiptare dhe atyre të huaja, të cilat kanë raportuar mbi refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ram dështoi, Rama ik”, shkruan PD krahas videos./a.k/noa.al/