Transmetuar më 20-10-2019, 17:08

Sipas astrologëve, shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, stresohen për gjithçka.

1.Gaforrja

Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit dhe stresit.

2.Akrepi

Akrepët janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoje për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.

3.Bricjapi

Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.