Transmetuar më 20-10-2019, 09:57

Të paktën tre persona janë vrarë gjatë protestave, deri tani në Kili.

Shteti amerikanojugor kaloi mbrëmë natën e dytë të protestave të dhunshme.

Personat që humbën jetën ndodheshin brenda një supermarketi i cili u përfshi nga flakët gjatë demonstratave.

Dy nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, tha për mediat kryebashkiaku Karla Rubilar.

Protesta nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove nga qeveria.

Presidenti Sebastian Pinera ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ushtria ka rrethuar kryeqytetin Santiago pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa vijojnë protestat e dhunshme./NOA.al