Transmetuar më 20-10-2019, 08:53

Një aksident i rëndë tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme brenda në tunelin e linjës Tiranë-Elbasan.

Pas përplasjes nga kamioni, makina shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në vend drejtuesit të saj, 42-vjeçarit, Elton Maçolli.

Në aksidentin tragjik 42-vjeçari Elton Maçolli, mësohet se është edhe vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Kjo është humbja e dytë e madhe në familjen e deputetes socialiste, pasi rreth një vit më parë, në muajin Korrik të 2018-ës, Blerina Gjylameti humbi të motrën e saj, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Elton Maçolli mbante me gradën nënoficer dhe ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka pas përplasjes me kamion ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe ka ndaluar shoferin e kamionit, pas ngjarjes së rëndë tragjike./NOA.al