Transmetuar më 20-10-2019, 00:33

Domatet janë të pasura me likopene që ngadalësojnë procesin e plakjes. Nga ana tjetër mjalti me vetitë e tij antibakteriale mban aknet nën kontroll.

Ky kombinim funksionon mrekullisht në drejtim të ndriçimit të lëkurës suaj.

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji lëng domateje

Udhëzime për përgatitjen:

Merrni një tas të vogël dhe përzieni lëngun e domates me mjaltin. Aplikojeni në fytyrë dhe në zonën e qafës.

Masazhojeni me duar për disa minuta. E lini të qendrojë gjatë gjithë natës dhe e shpëlani të nesërmen në mëngjes me ujë të ngrohtë.

Aplikimi i kësaj maske dy herë në javë, ju garanton një shkëlqim natyral të fytyrës suaj.