Transmetuar më 19-10-2019, 23:14

Një ndeshje futbolli në Meksikë, ajo mes Veracruzit dhe Tigres është kthyer në estradë të vërtetë.

Ekipi i Tigres fitoi 3-1 në transfertë, por sigurisht se pas asaj që ndodhi, rezultati del në plan të dytë.

Ekipi vendas pësoi tre gola kur ekipi kundërshtar ishte pasiv.

Lojtarët e Veracruzit nuk luajtën dhe qëndruan palëvizur në shenjë proteste kundër drejtuesve të tyre, sepse nuk kanë marrë rrogat prej muajsh.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/