Transmetuar më 19-10-2019, 20:56
Endri Çekiç është një ndër lojtarët shqiptarë më në formë të momentit, ndersa nuk ndalet me performancat e tij të jashtëzakonshme në kampionatin slloven.
Së fundmi ai ka arritur të realizojë një super gol nga goditja e dënimit për Olimpia Ljubjana në fitoren 6-0 që arriti të merrtë në shtëpi ndaj Rudarit.
Mesfushori pogradecar, ka marrë përsipër një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme dhe ka tentuar me të parën portën duke goditur në krahun e portierit.
Gjuajtja e tij, është shoqëruar me sy nga portieri kundërshtar teksa është ndalur në rrjetë.
Ky ishte goli i pestë për të në 10 ndeshje kampionat, ndersa më poshtë mund të ndiqni golin e shënuar prej tij./a.k/noa.al/