Transmetuar më 19-10-2019, 18:47

Policia vendore e Beratit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në qytetin e një mbi një dritareve ku u qëllua me armë në drejtim të një lavazhi.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Pas ngjarjes përfunduan në pranga shtetasit V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit.

Në momentin e ngjarjes nuk kishte persona në lavazh. /k.k/noa.al/