Transmetuar më 19-10-2019, 17:11

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një lavazhi përgjatë rrugës së Uznovës, teksa në pranga kanë përfunduar tre persona.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/