Transmetuar më 19-10-2019, 16:57

Elseid Hysaj prej kohësh nuk ka një raport të mirë me drejtuesit e Napolit dhe trainerin Ançeloti.

Shumë skuadra janë vënë në lëvizje për shërbimet e tij, por deri tani asgjë konkrete.

Së fundmi thuhet se me gjasë shqiptari do të kalojë te skuadra e Romës.

Sipas “Carriere dello Sport”, objektivi i Hysajt është të nis një aventure të re dhe të ndihet përsëri protagonist.

Gazeta shkon më tej duke dhënë dhe detaje të marrëveshjes personale midis Hysajt dhe Romës. Marrëveshja do të arrihej në bazën e një kontrate 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon. /k.k/noa.al/