Transmetuar më 19-10-2019, 16:42

Tërmetet e shumta në Kaliforni kanë “zgjuar” rrezikun 500-vjeçar në këtë shtet.

Kohët e fundit vendi është goditur nga lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 7.1, të ndjekur nga rreth 100 mijë lëkundje të tjera, duke shkaktuar panik.

Shkencëtarët mendojnë se lëvizjet e fuqishme kanë vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla, që kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite.

Sipas shkencëtarëve, lëvizjet e fundit të pllakave kanë bërë që situata e tyre të ndryshojë në rajon për herë të parë në 500 vite, dhe pasojat që mund të ndodhin janë totalisht të paparashikueshme.

“Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte.

Por tani e ka ndryshuar papritur sjelljen”, tha gjeologu në Universitetin e Kalifornisë, Zakari Ros. /k.k/noa.al/