Transmetuar më 19-10-2019, 10:18

Kryeministri italian Giuseppe Conte faktin se nuk u mor vendim pozitiv nga BE në lidhje me procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore e cilësoi si një gabim historic.

“Shkoi keq,” tha Conte duke sqaruar se “nuk ishte e nevojshme të hapeshin negociatat, do të kishte qenë e mjaftueshme për të filluar procedurën. Ishte një gabim historik. Unë jam shumë afër me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore”, u shpreh ai.

Ansa shkruan sot se Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor kur pritet të zhvillohet sërish një samit europian.

“Ky, ishte një takim për histori: në vitet 1400 ata njerëz ranë nën regjimin e Perandorisë Osmane, pas Luftës së Dytë Botërore ata ranë nën regjimin komunist. Kanë një jetë që ata duan të hyjnë në Evropë, aspirata e tyre është të hyjnë në Evropë. Dje, 2019, do të mbahet mend si një gabim historik.

Ne absolutisht duhej të hapnim negociatat, nuk ka qenë çështja e vendosjes nëse do t’i anetaresojme apo jo, por të fillojnë negociatat për anëtarësim, më vjen shumë keq. Evropa, komisioni dhe të gjithë ne kemi qenë nxitës të një projekti reformash deri më tani. Unë shpresoj që ky zhgënjim nuk do i çojë ata në shqetësim më të madh. Italia do të jetë gjithmonë atje për ta”, tha Conte.