Transmetuar më 18-10-2019, 20:49

Donald Trump, (në foton e vitit 1982 me gruan e parë Ivana), kohë kur mafiozi John Tino pretendon se e ka regjistruar atë brenda bordellos, në pronësi të tij, në një orgji me një adoleshente dhe një aktore të njohur të filmave me pullë të kuqe.

Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, sipas raportit të "Daily Mail",  akuzohet se është regjistruar në orgji brenda në një bordelloje që drejtohej nga klanet mafioze të Times Square në fillin të viteve ’80.

Regjistrimet janë mbledhur nga autorët e një libri, që do të dalë në shitje më 22 Tetor.

John Tino pretendon se ai e regjistroi Trump, atëherë 36 vjeç, duke bërë seks me vajzën dhe një aktore pornografike të quajtur “Tri ’në vjeshtën e vitit 1982, në Nju Jork.

Akuzat e Tino do të bëhen publik në librin “Të gjitha Gratë e Presidentit: Donald Trump dhe ngritja  e tij prej një Predatori", që do të dalë më 22 tetor

Autorët e librit Barry Levine dhe Monique El-Faizy nuk ishin në gjendje të gjurmonin aktoren “Tri”, apo edhe adoleshenten e atëhershme, nga regjistrimi që pretendohet se tregon treshen në fjalë, në bordello.

Bosi mafioz “Tino” u vra në vitin 1986 dhe bordelloja nuk funksionon më.

Levine tha mbi dëshminë dhe regjistrimin ku është bazuar se, “ka shumë njerëz që do ta etiketojnë Tinon një gënjeshtar dhe thotë se pretendimet e tij janë të rreme”.

Por shton se “akuzat e tij janë të besueshme”, dhe do të bëhen edhe më tepër kur të dalë libri.

Libri pretendon se do të zbulojë 43 pretendime të reja për sjellje të papërshtatshme, përfshirë 26 raste të një kontakti seksual të padëshiruar nga Presidenti aktual i SHBA-ve.

Libri citon gjithashtu aktoren pornografike Alana Evans që thotë se Trump i pagoi ato për seks.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e ka kontestuar librin, duke e përshkruar atë si “plehrë”./NOA.al