Transmetuar më 17-10-2019, 20:28

Shumë persona vuajnë nga gripi në këtë stinë. Në këtë kohë duhet të ruheni shumë, por ndonjëherë është e pashmangshme.

Një dietë e shëndetshme dhe mënyra e jetesës luajnë një rol të madh në ruajtjen e imunitetit.

Lëndët ushqyese si hekuri, zinku dhe seleni dhe flavonoidet e bimëve janë thelbësore për një sistem të fortë imunitar.

Katër produkte mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes suaj:

Çaji, erëzat, boronica dhe kosi. Përveç ushqimit të rregullt, sigurohuni që të flini mjaftueshëm. Sistemi imunitar dhe trupi shërohen duke pushuar dhe fjetur. /k.k/noa.al/