Transmetuar më 17-10-2019, 13:03

Kur njerëzit mendojnë për mjaltin e konsiderojnë atë, në të shumtën e rasteve si një mënyrë alternative për të zëvëndësuar sheqerin duke e përdorur në çaj apo duke shoqëruar gjalpin kur lyejnë bukën. Por, kombinimi i glukozës me fruktozën i cili bëhet nga bletët duke përdorur nektarin e luleve, mund të ketë disa përdorime të tjera.

Stimulues i memories: Në një studim të 2011 të publikuar nga Menopause është zbuluar se mjalti ka një ndikim të madh në memorien afatshkurtër tek gratë që janë duke përjetuar menopauzën.Konsumoni 20 gram mjalt çdo ditë.

Në 2012 u publikua një studim që zbuloi se mjalti ishte ilaç edhe për kollën tek fëmijët. Fëmijët kolliteshin më pak nëse merrnin dy lugë çaji mjaltë përpara gjumit. Kujdes!!! Mos e aplikoni këtë gjë tek fëmijët nën 1 vjeç.

Kruarja kronike  pas pickimit të një mushkonje është gjëja më e bezdisur, por edhe për këtë na vjen në ndihmë mjalti duke ndihmuar me vetitë e tij anti-imflamatore. Sigurisht, është një gjë që ngjit, por ajo do minimizojë ndjesinë e kruarjes dhe do ndalojë infeksionet për vetë faktin që përmban një antibiotik natyral në vetvete.

Të ndihmon për një gjumë të qetë. Për ju që vuani nga pagjumësia, mjalti ju ndihmon të bini në gjumë. Merrni një ose dy lugë çaji me mjaltë çdo natë para se të flini dhe truri juaj do të përgatitet për 7- 8 orë gjumë të qetë.

Lufton aknet në fytyrë. Mjalti me vetitë e tij antibakteriale pastron lëkurën tuaj në mënyrën më të mirë. Lyejeni me mjaltë, masazhojeni dhe më pas shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm./b.l/noa.al/