Transmetuar më 15-10-2019, 20:46

Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm personat që bëjnë operacione plastike në pjesë të ndryshme të trupit.

Së fundmi, Shoqata Britanike e Kirurgëve plastikë estetikë ka njoftuar se mund të ndalohet operacioni plastik për ngritjen e vitheve.

Shqetësimi për procedurën, e cila është rritur në popullaritet gjatë pesë vjetëve të fundit, pason një numër rastesh të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

Sipas një studimi të vitit 2017, për 692 kirurgë në gjithë botën, 32 të anketuar raportuan vdekje.