Transmetuar më 15-10-2019, 12:17

Kryeministri i Bullgarisë, i ka kërkuar Presidentit të Federatës Bullgare të Futbollit, të japë dorëheqjen, pasi tifozët bënë përshëndetje naziste dhe lëshuan thirrje raciste kundër Anglisë, në ndeshjen kualifikuese Euro 2020, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Thirrjet raciste u shtuan edhe më shumë gjatë lojës, ndërkohë Anglia thellonte rezultatin, duke e çuar atë në shifrat, 6-0.

Tifozët vendas të acaruar me humbjen e turpshme, u përpoqën ta nxirrnin inatin te lojtarët e "Tre Luanëve", gjatë përballjes në Sofie.

Ndeshja është ndaluar dy herë nga zyrtarët e UEFA-s, për shkak të abuzimit ndaj lojtarëve anglezë.

Një ditë pas ndeshjes Presidenti i Bullgarisë tha se kreu i federatës bullgare të futbollit duhet të japë dorëheqjen. Trajneri bullgar Krasimir Balakov në mënyrë të pabesueshme tha se nuk kishte dëgjuar thirrje raciste në Sofie. /NOA.al