Transmetuar më 15-10-2019, 05:42

Të paktën 37 viktima, 20 të humbur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis”që goditi Japoninë ditën e shtunë.

Ai konsiderohet si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.

Një milion banorë janë larguar nga banesat e tyre dhe gjysmë milioni të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.