Transmetuar më 15-10-2019, 01:11

Janë tre shqiptare këtë vit në “Miss Globe 2019". Si kurrë më parë kaq shumë.

Njëra, Klea Bushi 23 vjeç, që përfaqëson Shqipërinë por vjen nga Italia, tjetra Erjona Sjediu, 19 vjeç, që përfaqëson Kosovën e vjen nga Prishtina, por edhe një shqiptare si Miss Greqia.

Ajo është Irini Ligori, 23 vjeç, e cila është lindur rritur në Greqi, sot është nënshtetase greke dhe ka fituar atje si më e bukura e vendit.

Të treja shqiptaret konkurrente janë bërë edhe mike bashkë këto ditë në prag të finales së Miss Globe, që do të zhvillohet në 20 tetor në Ulqin.

Por ndërkohë shijojnë edhe resortet dhe bukuritë e plazhit e qytetit të Durrësit, me udhëtime mbresëlënëse çdo ditë.

Shihni fotot në galeri: