Transmetuar më 14-10-2019, 20:07

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në orën 20:45 në fushë, për të luajtur në transfertë ndaj Moldavisë.

Trajneri italian, Edi Reja ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, duke rezervuar edhe surpriza.

Ndryshe nga sa pritej, nuk do të debutojë Kumbulla, por Lorenc Trashi, i cili do të luajë në të majtë të mbrojtjes.

Porta i është besuar sërish portierit Strakosha.

Formacionet e të dyja skuadrave

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru. Trajner: S. Altman.

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi. Trajner: E. Reja./a.k/noa.al/