Transmetuar më 14-10-2019, 18:17

Një prej pedofilëve më të rrezikshëm në Britaninë e Madhe është vrarë në burg.

Richard Huckle mësohet se është therur me thikë deri sa humbi jetën në qeli.

Ai vuante dënimin me 33 vite burg për 191 abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Burgu "Full Sutton" ku ai qëndronte, njihet për të dënuarit më të dhunshëm e të rrezikshëm në botë.

Një i burgosur tjetër është futur në izolim ndërsa Policia ka nisur hetimet për vrasje. Richard u vetëquajt "pedofili i vitit" dhe mburrej për abuzimin me të miturit. /k.k/noa.al/