Transmetuar më 14-10-2019, 13:46

Një foshnje, Aleksandr K, lindi pa sy në një provincë ruse dhe nuk do të ketë kurrë mundësinë të shohë botën që e rrethon.

Megjithatë, fëmija është i shëndetshëm, por u braktis nga e ëma pas lindjes. Nëna e tij, e cila është rritur vetë në jetimore, e lindi fëmijën në muajin prill.

Pas lindjes ajo e çoi fëmijën në jetimore, për birësim.

Jetimorja po kërkon prindër, pas ngjarjes, që të birësojnë fëmijën e lindur me një defekt.

“I pëlqen të buzëqeshë e të luajë si çdo fëmijë tjetër. Ka shumë qejf të notojë”, tha infermierja e jetimores për Siberian Times, teksa shpreson që të birësohet sa më shpejt./NOA.al