Transmetuar më 14-10-2019, 12:54

Mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë në një atentat, ndërsa Hevrin Khalaf, 35 vjeçe, një aktiviste e njohur, u tërhoq zvarrë e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës.

Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë forcat paraushtarake pro-turke që veprojnë në rajon.

Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë.

Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes, teksa duket se ajo ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë.

Hevrin Khalaf ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

Një numër i madh njerëzish morën pjesë në funeralin e politikanes dhe aktivistes së njohur kurde të të drejtave të njeriut, Khalaf.

Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet  Hasakah dhe Qamishli qe një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi.

Khalafin konsiderohej një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Me mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktivistes së njohur./NOA.al