Transmetuar më 13-10-2019, 17:57

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vushtri të Kosovës.

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur sot pasdite në fshatin Druarë të Vushtrrisë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy autovetura, nga përplasja e të cilave raportohet se janë plagosur të gjithë udhëtarët.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, konfirmoi se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona, por nuk dihet ende gjendja e tyre, pas mbërritjes në spital.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa po hetohen shkaqet e këtij aksidenti. /NOA.al