Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenianë, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km.
Atletja rekordmene e vendit, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, duke thyer sërish rekordin kombëtar.
Fitues i garës së Gjysmë Maratonës (21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44.
Për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo.
Në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo për femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega me kohën 00:33:42.
Maratona e Tiranës organizohet për të katërtin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë maratonë garuan mbi 2500 sportist amator dhe profesionistë nga 42 shtete të ndryshme.
Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për meshkuj
Laban Cheruiyot Kenya 01:06:44.323
Evans Kipngetich Tanui Kenya 01:06:47.584
Moses Kipruto Kibire Kenya 01:10:32.679
Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për femra
Christine Moraa Oigo Kenya 01:20:32.936
Gladys Jepkurui Biëott Kenya 01:24:53.098
Anna Pedrazzini Albania 01:30:28.526
Fituesit e Tirana 10k për meshkuj
Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo Kenya 00:29:57.276
David Nikolli Italy 00:30:06.888
Ndiwa Kipkurui Sakon Kenya 00:30:11.966
Fituesit e Tirana 10k për femra
Luiza Gega Albania 00:33:42.203
Cveta Trajce Albania 00:36:43.047
Relaksa Dauti Albania 00:38:48.040
Fituesit e Kategorisë We Too
Dovlet Gjangolli Albania 00:08:15.090
Erblin Karaj Albania 00:08:42.289
Saimir Ustabeqiri Albania 00:08:51.109