Transmetuar më 12-10-2019, 17:19

NASA ka hedhur hapat e parë të nisjes së sfidës së re “Habitatit të Printuar në 3D”, një konkurs për ndërtimin e shtëpive tre dimensionale që mund të transferohen në Mars.

Por ka disa kritere që duhet të plotësohen. Shtëpia duhet të zërë një sipërfaqe pak më të vogël se 100 m² dhe të jetë në gjendje të strehojë katër astronautë për të paktën një vit.

Al SpaceFactory ishte fituesja e këtij konkursi, një firmë me seli në Nju Jork. Ajo mori një grant prej 500 mijë dollarësh dhe ndërtoi një kapsulë vertikale 3D në vetëm 30 orë.

Prototipi i pagëzuar “Tera” është një eko-habitat futurist i ndërtuar me materiale të biodegradueshme. Por sipas krijuesve, këto struktura mund të dëshmojnë se janë një habitat ideal edhe këtu në Tokë.

Nga marsi 2000, kush dëshiron të jetojë si një astronaut i ardhshëm në Mars mund të qëndrojë në kapsulat vertikale që do të vendosen në shtetin e Nju Yorkut, ndërsa në 2033 është parashikuar zbarkimi i njerëzve në Planetin e Kuq. /k.k/noa.al/