Transmetuar më 12-10-2019, 12:21

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, pasi ai ka qenë një përkrahës i regjimit të Slobodan Millosheviçit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Handke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç dhe madje ka qarë për të.