Transmetuar më 10-10-2019, 12:54

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani, raporton Express.

I pari i VV-së Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

“Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

Pak minuta më parë, ndërkaq, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë.