Transmetuar më 06-10-2019, 13:52

Gjashtë elefantë ngordhën në Tajlandë, pasi tentuan të shpëtonin një këlysh të vogël që kishte rënë në ujin e një kaskade.

Ngjarja e rëndë u shënua në parkun Khao Yai, teksa një elefant i vogël 3 vjeç, ra në ujë.

Dy elefantë të tjerë, mes tyre nëna e këlyshit, u bllokuan në kaskadë, ndërsa tre elefantë të tjerë u afruan për tu shpëtuar.

Por që të gjashtë elefantët ngordhën, të rënë në kaskadën e ujit.

Edwin Wiek, themelues i fondacionit tajlandez ‘Wildlife Friends Foundation’, deklaroi se elefantët janë specie në vështirësi pasi për tu ushqyer dhe jetuar, mbështeten tek njeri tjetri. /a.y/noa.al