Transmetuar më 06-10-2019, 13:06

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e disa të shtënave në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëngjesin e kësaj të diele.

Krahas tyre pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.

Një person hyri brenda në lokal dhe hapi zjarr mbi të pranishmit në rrethana ende të paqarta.

I dyshuari nuk është ndaluar ende nga policia, teksa kërkimet janë në vijim.

Ngjarja është e veshur me mister, ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë pritet të mësohet më shumë mbi të dyshuarin. /a.y/noa.al