Transmetuar më 06-10-2019, 09:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, njëherësh qytetar i Kosovës, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ai ka votuar në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë, prej nga ka dhënë edhe një koment.

“Jam në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si kryediplomat i Shqipërisë. Jam shumë krenar me traditën demokratike të votimit, përkundër sfidave të panumërta që ka kaluar Kosova” ka thënë Cakaj.

Numri i votueseve është 1 937 868, ndërsa garojnë 25 subjekte politike, nga ku do të dalin 120 deputetë.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni NISMA-AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë