Transmetuar më 05-10-2019, 09:56

Një skelet i jashtëm i cili “mbledh” mendimet e atij që e vesh, në sajë të elektrodave speciale, ka mundësuar që një i ri i paralizuar të ecë sërish.

Para se të eksperimentohej pajisja, burri iu nënshtrua një rezonance për të analizuar zonat e trurit t tij, të cilat aktivizohen kur imagjinon të ecë apo të lëvizë krahët.

“U ndjeva si njeriu i parë në Hënë”, deklaroi i riu.

Pajisja u zhvillua në Grenoble, të Francës, ku disa studiues injektuan një mikroçip në kokë, i cili mund të komandojë armaturën mekanike me mendim.

Kjo teknologji funksionon në mënyrë perfekte prej 27 muajsh, ndërsa pacienti ka mësuar fillimisht si të komandojë impulset elektrike dhe të vër në lëvizje skeletin e jashtëm.

“Nuk ecja më prej vitesh, kisha harruar se si ishte bota përreth. Ishte vërtetë emocionuese”, tregoi ai. Eksperimenti përfaqëson një sukses të madh, pasi do të thotë se elektrodat shërbejnë për të mbledhur impulset cerebrale të pacientit, duke e vënë në lëvizje. /a.y/noa.al