Transmetuar më 02-10-2019, 17:35

Një vit burg me kusht dhe 300 euro gjobë, ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Atdhe Azemi dha gjykata e Gjilanit, për të pandehurin.

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh.

Në aktakuzë thuhet se me veturën e të pandehurit Alban Shabani, dhe të dënuarit nga gjykata, të dy së bashku ata ka shkuar tek shtëpia e D.M. dhe kanë marrë një qen të llojit “Pit Bull”, në vlerë rreth 300 euro.

Pasi e kanë vendosur në bagazh të veturës dhe së bashku ia kanë shitur I.SH.

Të dëmtuarit ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth 300 euro.

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, e ka aprovuar marrëveshjen për pranim të fajësisë, akuza që Azemit i ka ngritur Prokuroria Themelore e Gjilanit, më 16 shkurt 2018.

Gjykatësi Nexhat Aliu, pasi e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ka thënë se aktgjykimi të akuzuarit do t’i dërgohet në formë të shkruar dhe ndaj së cilit është shqiptuar dënimi siç e ka paraparë kjo marrëveshje.

Para kësaj, prokurori Ismet Ukshini, ka thënë se në bazë të kërkesës së të akuzuarit Azemi, përmes mbrojtësit së tij, sipas detyrës zyrtare, avokatit Blerim Halimi, është arritur marrëveshja për pranim të fajësisë.

Avokati i të akuzuarit Atdhe Azemi, Blerim Halimi, deklaroi se një marrëveshje e tillë është bërë më dëshirën dhe vullnetin e klientit të tij, duke i propozuar gjykatës që kjo  marrëveshje të aprovohet.

Ndryshe, në këtë rast për veprën penale “vjedhje e rëndë” si bashkëkryerës akuzohej dhe Alban Shabani, por që edhe ai kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, ndaj edhe i ishte veçuar procedura ndaj të bashkakuzuarit Azemi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 20 shkurt 2018, Atdhe  Azemi akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, më 18 tetor 2017, rreth orës, 23:00, në Viti, i pandehuri Atdhe Azemi me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka kryer vjedhje të rëndë, në dëm të dëmtuarit M.A. /NOA.al/