Transmetuar më 27-09-2019, 00:11

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Sipas policisë vendase, tre automjete janë përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes ë automjeteve, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/