Transmetuar më 23-09-2019, 18:27

OPINION nga Artan Fuga

"Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi? Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijra njerëz?

Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! – ja plas njeri.

Nuk parashikohen – ja pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt nga arat me misër. E shumta, mbani o kalamanj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!

Uauuuauauaaaaaa!

Ore po budallallëku a parashikohet?

Parashikohen tërmetet o posssiiii! – ja plas pas pilafit kur i del basti njerit nga Qiproja a nga Madagaskari. Po ku ishe o t’u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!!

Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Cikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpër filma me vullkane!!! Ne ja japim vrapit a derëzi! Mos na qaj hallin!