Transmetuar më 21-09-2019, 21:45

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë ngritur 6 pika emergjence në ambiente të hapura, në kryeqytet pas tërmeteve që përfshinë vendin tonë.

Qendrat janë ngritur kryesisht për ata banore që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas lëkundjeve të forta.

Pikat e Emergjencave do të jenë si më poshtë:

– Rr. “3 Deshmoret”, Yzberisht;

– Liqeni i Thate;

– “Bulevardi ri”, Kashar;

– Stadiumi “Dinamo”;

– Kisha ne Rr. “Don Bosko”;

– Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.