Transmetuar më 21-09-2019, 20:18

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës.

Pak minuta më vonë ajo tha për mediat se nuk ka raste të rënda.

Manastirliu njoftoi se 68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Pjesa më e madhe kanë marrë shërbim dhe kanë lënë spitalin.

Nga 52 raste të trajtuara në spitalin e Traumës, aktualisht po marrin shërbim 21 qytetarë.

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.