Transmetuar më 21-09-2019, 18:08

Të paktën 52 persona janë drejtuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore pasi janë lënduar gjatë lëkundjeve të tërmetit këtë pasdite.

Raportohet se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë 9 vjeç.

Numri i personave që kërkojnë ndihmë shtohet vazhdimisht, teksa nuk raportohet për dëme serioze për shëndetin.

Me kategorinë 7 ballë ishte lëkundja më e fortë e tërmetit, çka solli panik te njerëzit të cilët dolën të tmerruar nga shtëpitë.

Në zonat më të prekura ata po qëndrojnë sërish jashtë, ndërkohë ky ishte tërmeti më i fortë i tre dekadave që nga 15 prilli 1979. /k.k/noa.al/