Transmetuar më 20-09-2019, 23:27

Pedagogia Julinda Gjika pranoi se kur biri i saj i saj sëmuret ajo korrupton mjekët për ta kaluar në radhë.

Sipas saj është e pamundur të presësh me një fëmijë të sëmurë dhe  ky është momenti që pavarësisht rrogës shumë të mirë në Shqipëri, pedagogia mendon të largohet nga vendi.

Kujtojmë se korrupsioni dënohet edhe në rastin kur dikush i afron ryshfet një tjetri për shërbime të jashtëligjshme, pra përfshihet nën akuzë për korrupsion pasiv.

Por pedagogia e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, tha se "jam shumë e kënaqur nga paga që kam aktualisht. Është një nga pagat që këtu konsiderohet shumë e mirë. Problemi është që kur im bir sëmurët unë jam gati të iki  brenda 30 sekondave."

"Pra biletën e parë dhe të largohem nga Shqipëria. Çfarë më duhen ato para kur mënyra se si i shpenzoj është për ilaçe, më falni që e bëj, por për të korruptuar mjekët që të më kalojnë në radhë më para sepse është e pamundur të presësh radhën me një fëmijë të sëmurë dhe për rehabilitimin e tij më pas në institucione private, ose në shtëpi duke thërritur mjekë ambulatorë që e frekuentojnë."/a.m/NOA.al