Transmetuar më 19-09-2019, 21:29

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Bëhet fjalë për një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Dollari”, ku në sherr janë përfshirë disa të rinj.

I plagosuri është identifikuar si Kledis Smajli.

Ky i fundit ndodhet në reanimacion, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit. /k.k/noa.al/