Transmetuar më 19-09-2019, 19:35

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi gjeti një sasi droge në valixhen e tij.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari kishte mbërritur përmes aeroportit të Rinasit në Itali, me çantën plot me kanabis.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i kontrolleve që u bëhen bagazheve të pasagjerëve, ndërsa tashmë pritet dhënia e masës së sigurisë për shqiptarin.

Sasia e drogës ishte 4 kilogram. /k.k/noa.al/