Transmetuar më 19-09-2019, 19:16

Përditësuar: 21:14

Edhe pse ishte thënë se në orën 16:00 do të merrej një vendim për ish-ministrit e Brendshëm, Saimir Tahiri, gjyqtarët në Gjykatën për Krime të Rënda ende nuk kanë marrë vendim, ndërkohë që kanë kaluar më shumë se pesë orë.

Vetë Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës dhe herë pas here ka dalë edhe jashtë, madje me shenja nervozizmi, ndoshta si pasojë e pritjes së gjatë.

Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin, i cili gjithsesi thotë se nuk ka asnjë provë që vërteton akuzat ndaj tij.

Tahiri ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe dënimi maksimal që mund të marrë është 8 vite.

Gjithsesi ky i sotmi nuk është vendim i formës së prerë dhe Tahiri bashkë me avokatët e tij ka paralajmëruar se do të vazhdojë sërish betejën me drejtësinë. /k.k/noa.al/