Transmetuar më 19-09-2019, 18:36

Policia Britanike po kërkon ndihmë nga një shofer taksie, por dhe miqtë e Serxhio Markut për më shumë informacion, pas vrasjes së tij në rrethana ende të paqarta, ngjarje e ndodhur në Brighton.

Janë arrestuar dy persona të akuzuar për vrasjen e shqiptarit, të cilët kanë dalë para gjykatës "Lewes Crown".

Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur në mënyrë kritike për jetën kur oficerët e policisë hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator).

Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku edhe u deklarua i vdekur.

Detektivët po përpiqen të zbulojnë sesi u ndodh ai në banesë, apo edhe lëvizjet e tij në qytet para asaj kohe.

Kryeinspektori Alex Geldart, i cili po udhëheq hetimin, tha: "Specialistët po mbështesin familjarët e Serxhios, të cilët ndodhet kryesisht në Shqipëri, dhe mendimet tona shkojnë për ta dhe miqtë e tij."

"Unë jam veçanërisht i etur për të mësuar më shumë nga miqtë e Serxhios në zonën e Brighton, pasi ne dimë shumë pak rreth tij dhe duam të zbulojmë se ku ka jetuar ai, si dhe me kë shoqërohej në zonë. I bëj thirrje kujtdo që ka informacione rreth ngjarjes, të raportojë në internet ose të telefonojnë 101 duke cituar Operacionin Barnfield. "

Francesco Dagostino, 44 ​​vjeç, punëtor i një kuzhine në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç, po ashtu punëtor kuzhine, por pa adresë fikse, u akuzuan për vrasjen e tij dhe u paraqitën në Gjykatën e Brighton, më 14 shtator.

Ata  u dërguan në paraburgim. Ata do të dalin në një seancë dëgjimore për përgatitjen e fajësisë më 1 nëntor, përpara se të vendimi përfundimtar më 24 shkurt 2020./a.m/NOA.al