Transmetuar më 19-09-2019, 18:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e “Barrikadave”, në Tiranë.

Një këmbësor është përplasur nga makina dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Shoferi i taksisë ka qëndruar në vendin e ngjarjes ndërsa i lënduar është transportuar në spital.

Mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/