Transmetuar më 19-09-2019, 17:22

Ndahet para kohe nga jeta gazetarja e RTK-së në Kosovë, Ardita Sylejmani.

Në moshën 33 vjeçare Ardita Sylejmani u nda nga jeta në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Raportohet se vdekja e saj ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Ajo ka lënë pas tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Për vdekjen e Arditës ka reaguar edhe komuniteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshimin lajmin më rëndë e kanë përjetuar ata që për vite kanë punuar në televizionin Publik të Kosovës me Arditën.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.

Edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca, pas lajmit të trishtë. /a.m/NOA.al