Transmetuar më 19-09-2019, 17:11

U ndodh shpesh dhe e njëjta sindromë i shoqëron personat publikë. Pas arrestimit, ata sëmuren dhe lënë qelinë, për t’u kuruar në spital.

Jo më larg se një ditë pas arrestimit nga policia, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai është shtruar mbrëmjen e djeshme në një spital në Tiranë, pasi raportohet se ka pasur tension të lartë, ndërsa po kryen vizita të detajuara. .

Pedagogu 36-vjeçar i Fakultetit Ekonomik në Elbasan u ndalua nga policia me akuzën se ka kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës kaluese.

Ai u denoncua nga vajza në emisionin envestigativ "Stop", ndërsa pas pamjeve filmike u pezullua dhe më pas u arrestua nga policia./a.m/NOA.al