Transmetuar më 19-09-2019, 10:00

Një 44-vjeçar është venë në pranga pasi është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me sende të forta një shitëse dyqani në qytetin e Elbasanit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestuar në flagrancë Alert Carroshi 44 vjeç.

Arrestimi i tij erdhi pasi 44 vjeç, banues në Elbasan, në lagjen “5 Maji”, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”./b.l/noa.al/