Transmetuar më 19-09-2019, 09:42

Dy përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi janë takuar me një delegacion të Komisionit të Venecias përsa i përket çështjes së pronave në Shqipëri. Në një dalje për mediat, pas këtij takimi, dy ish-deputetët thanë se kanë shprehur shqetësimin për ligjet e pronave të hartuara nga qeveria, që sipas tyre bien ndesh më të drejtat e pronarëve.

Në fjalën e saj Tabaku tha se  prona dhe politikat e qeverisë Rama kanë përkeqësuar gjendjen. “Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.

Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Bylykbashi kritikoi veprimet e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit ka bllokuar procesin e kthimiti të pronave tek ish-pronarët.

“Shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik.

Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që shtë i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”, u shpreh Bylykbashi./b.l/noa.al/